Këngëtarja e njohur shqiptare tregon se dy fëmijët e saj i përkasin spektrit autik

Këngëtarja e njohur Arta Bajrami është pa dyshim një nga zërat më të pëlqyer të muzikës shqiptare. Karriera e saj filloi me zhanrin R&B, ndërsa më vonë arriti me sukses të lëvrojë edhe në rryma të ndryshme.

Artistja ka qenë e ftuar së fundmi në një program televiziv, ku ka folur për jetën e saj profesionale si edhe për atë personale.

Arta ka treguar që është nëna e tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali. Ndërkohë që shprehet se ndihet me fat për familjen e saj të bukur, ajo ka rrëfyar gjithashtu se dy fëmijët e saj të vegjël, Ideal Morris dhe Elektra i përkasin spektrit të autizmit.

“Kam dëshirë të tregoj një të vërtetë. Mendoj se është mirë që edhe publiku ta dijë sepse e kam një ndjenjë ngushtimi kur përballem cdo ditë me njerëzit. Ideali dhe Elektra janë diagnositifikuar me spektrin e autizmit. Janë diagnositifkuar pak vonë sepse doktorët në fillim nuk kanë dhënë një diagnozë të saktë sepse donin të shihnin nëse do zhvilloheshin. Unë nuk jam dorëzuar kurrë. Unë iu rri pas fëmiëjve se bashku me burrin.

Fillimisht Ideali, menjëherë e kam dërguar tek neurologu, që 16 muajsh sepse e kam vënë re që ka disa vonesa duke e krahasuar me vajzën e madhe, Viktoria sepse ajo ka folur shumë heret. Psikologët me kanë thënë që dyshonin por që nuk mund ta konfirmonin. Momentalisht jam duke i ndjekur në Shoqatën e Autizmit në Prishtinë. Mund të them që po bëjnë një punë shumë të mirë. Zoti m’i ka dërguar këta ëngjëj që falin dashuri pa kusht, kuptojnë shumë por nuk flasin ende. Janë ende jo verbal. Janë të pavarur për nevojat e tyre, vishen dhe ushqehen por janë ende jo verbal”, u shpreh ajo.