Mbajti peng fëmijët dhe hapi zjarr me armë, del foto e 40-vjeçarit

Personi që shihni në foton e mësipërme është 40-vjeçari Aleks Marku, i cili u arrestua nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet se mbante peng fëmijët në banesë dhe i kanoste me armë zjarri.

Sipas policisë rasti është denoncuar mbrëmjen e kaluar, ku fqinjë të familjes Marku kanë raportuar se dëgjonin të shtëna me armë nga apartamenti i marrë me qera nga 40-vjeçari te “Shkëmbi i Kavajës”. Në momentin që policia ka shkuar në banesë për kontrolle, Marku ka refuzuar të dorëzohet, ndërsa ka qëlluar me armë disa herë nga dritarja e apartamentit.

Pas disa orësh negociata uniformat blu arritën të hynin në banesë ku kanë arrestuar Markun dhe kanë nxjerrë nga aty nxjerrë dy fëmijët të cilët raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po iu jepet asistencë me psikologë.

Nga informacionet e siguruara, Marku dyshohet të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike dhe në gjendje të rënduar psikologjike. Në dëshminë e tij paraprak, ai ka deklaruar se po qëllonte nga dritarja pasi priste se do ta sulmonin disa persona, por pa treguar se kush.

Sipas burimeve bashkeshortja e Markut kthehej ditën e djeshme nga jashtë vendit ndërsa ai ishte zhvendosur ne zonën e Shkëmbit të Kavajës me 2 fëmijët e mitur vetëm pak ditë më parë.