‘Më mori me forcë dhe më grisi rrobat’! Zbardhet dëshmia e pastrueses që i shpëtoi përd*hunimit nga shqiptari

53-vjeçarja greke me profesion pastruese ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë që u raportua një ditë më parë në Greqi ku një burrë me origjinë shqiptare tentoi ta përdhunonte.

Ngjarja ka ndodhur në një apartament në Petralonë, ku 53-vjeçarja kishte shkuar për të pastruar shtëpinë e shqiptarit por ky i fundit ka tentuar të abuzojë me të. Sipas dëshmisë së gruas, shqiptari ishte i dehur. Ajo tregon se ai e ka dhunuar i ka grisur rrobat dhe ka tentuar të abuzojë seksualisht me të, pork jo e fundit fatmirësisht ka shpëtuar.

“Më mori me forcë, më grisi rrobat. Tentoi që të më përdhunonte. Ishte i dehur. Unë kisha forcë dhe rezistova”, ka treguar 53-vjeçarja për Star.gr. “E kam kapur dhe dola nga shtëpia. Më pas erdhi ambulanca dhe më çoi në spital. Shkova për të pastruar shtëpinë dhe për pak rashë viktimë e përdhunimit”, shtoi ajo.

Më pas në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë të cilët kanë arrestuar autorin ndërsa gruaja është dërguar në spitalin e Nicës.