“Mes çiftit ka nisur për çmimin e madh”! Habit ish-banori i BBV: Erjola ka ndjenja për Romeon, por…

Ish-banori i “Big Brother VIP2”, Qetsor Ferunaj ditën e sotme ka qenë i ftuar në “Fan Club”, ku ka diskutuar rreth ngjarjeve që kanë ndodhur mes banorëve në shtëpi.

E teksa në studio po flitej për vajzat brenda shtëpisë, Qetsori tha se Erjola Doçi ka një pëlqim për Romeo Veshajn, i cili tashmë është në një lidhje me Heidi Baçin.

Nga ana tjetër moderatori Ronaldo Sharka tha se mund të jetë aktori ai që ka një pëlqim për Erjolën, duke treguar që lidhja e tij me Heidin është vetëm për lojë.

Sipas Ronaldos, konkurrentja ka flirtuar me disa djemtë në shtëpi derisa ka gjetur banorin më të fortë për ta pasur në krah, megjithëse moderatori tha se çifti kanë nisur një luftë mes njëri-tjetrit për çmimin e madh.

Pjesë nga biseda:

Ronaldo: Shumica e grave dhe vajzave që dalin në ekran kurrë nuk flasin mirë për vajza seksi si Erjola dhe Roza. Pse ndodh kjo? Kjo ndodh sepse ato dinë gjëra për njëra-tjetrën, mund ti ketë hasur jeta dhe dinë gjëra për njëra-tjetrën

Qetsor Ferunaj: Unë mendoj që Erjola ka dhënë shenja shumë direkte me Romeon dhe nuk ka gjetur territor për të kapur një sistem emocional.

Enxhi Nasufi: Çfarë po thua që Erjola ka pasur pëlqim ndaj Romeos dhe nuk ka gjetur terren?

Qetsori: Po normal ka pëlqim ndaj Romeos. Të patën unë atë përshtypje kam

Ronaldo: Ai mund të jetë edhe Romeo, ne nuk e dimë nëse është vetëm Erjola. Heidi ndryshe nga banorët e tjerë që shpeshherë shitet sikur kanë menaxher, por menaxher është kushëriri. Heidi ka hyrë me laps dhe letër. Heidi flirtoi me Meritonin, Drinin, flirtoi me Fationin dhe në një moment gjeti atë që ishte lojtari më i fortë në atë shtëpi.

Nuk ka pasur një situatë në prime që nuk është përmendur edhe Romeo. Loja e Heidit në Big Brother ka qenë si kjo sekserja që bën negociata mes Julit dhe Eglës, Romeos dhe Julit. Prej kohësh në shtëpi ka nisur lufta mes çiftit për çmimin e madh. Romeo ndihet në rrezik që çmimin e madh mund ta marrë Heidi sepse është një produkt i ri televiziv që njerëzit kanë kuriozitet. Lufta e çiftit është që të nxjerrin njëri-tjetrin sa më keq, po të kishte pasur dashuri do ta kishim vënë re deri tani.

Enxhi: Po pse po e bëjnë?

Ronaldo: Për çmimin e madh Enxhi