Mizoria ndaj kafshëve s’ndalet, helmohen qentë në Berat dhe Peshkopi

Mizoria dhe makabriteti ndaj kafshëve në Shqipëri s’ka të ndalur.

Edhe pse denoncimet për rastet e keqtrajtimit të kafshëve janë të shumta, për fat të keq rastet sa vijnë e shtohen.

Një qytetar i Peshkopisë i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar helmimin masiv të qenve. Ai thotë se bashkia Dibër po helmon qentë e rrugës si një mënyrë e shpejtë dhe e thjeshtë për t’i “hequr qafe”.

Ndërkohë që në Berat ka nisur zbatimi i “metodës së re”, helmimit të kafshëve nëpërmjet ushqimit. Një qytetare ka treguar për JOQ ALBANIA se në lagjen “10 Korriku”, qentë janë helmuar me sallam, i cili në brendësi ka patur helm.

Ajo i kërkon policisë që të hapë kamerat e qytetit për të zbuluar se kush fshihet pas kësaj mizorie ndaj kafshëve.

Denoncimi numër 1:

Shikoni cfar ju bejn qenve ne peshkopi Bashkia diber Besoj Shife ca monstrash kaaa

Denoncimi numër 2:

Pershendetje! Helmohen 4 qent ne lagjen 10 koriku ja qyteti i 1 mbi 1 dritareve. nuk e kam iden duhet te bejn dicka policia mbase ka kamera te shifet kush e beri