‘’Nanës iu këput dora’’, rrëfimi tronditës i Avni Bekës nga sulmi me raketa nga forcat serbe

Ditë e rëndë ishte me 26 Mars të vitit 1999, për familjen Beka dhe gjithë fshatin Kërnicë të Komunës së Skënderajt.

Forcat paralimitare serbe, rreth orës 06:50, kishin rrethuar e grantatonin fshatin Kërnicë, me raketa të kalibrit të lartë.

Avni Beka, së bashku me familje të tij, babain, nënën dhe motrat e bashkfshatarë të tjerë kishin filluar të iknin në drejtim të malit.

Beka, tregon se raketa e parë ka rënë së pari në shtëpinë e axhës e me pas tjetra në oborrin ku ata ia kishin mësyrë rrugës për në mal.

Fillimisht e plagosur kishte mbetur e nëna e tij Sala, dhe dy motrat e tij, Shpresa dhe motra Shehrija.

Ai tregon se familja e tij ishte atakuar çdo herë nga forcat serbe dhe policia serbe.

Kjo për të vetmën arsye se babai i tij punonte në arsim, ku jepte kontribut në shkollimin e nxënësve shqiptarë.

‘’Unë jam Avni Beka, nga fshati Kërnicë, Komuna e Skënderajt, prindi jem Haxhi Bekaj, ka punuar 45 vite në arsim, tërë jetën ja ka kushtuar arsimit, forcat serbe dhe policia serbe, çdo herë e kanë maltretu, për shkak se ka punuar në arsim, e kanë marrë 1 muaj ditë, ka qenë Ramazan, e kanë maltretu në çdo mënyrë, për shkak me ja ndërpre arsimin, i thojshin pse ju po punoni me plan program të Kosovës, ne të vrajmë, i tha ju mundeni mem vra, por shkollimin ndaj nxënësve shqiptarë nuk mundeni të ma ndaloni kurrë’’, thotë Beka.

‘’Me raketa të kalibrit të lartë, ka lënë të plagosur, nënën time Salën, motrën time Shpresën dhe motrën time Shehrinë. Na kërkojshin ndihmën, dhe ne nuk kishum mundësi për me i jap ndihmë, edhe vdes e hi në dërras, nuk e harroj atë vuajtje, të motrës dhe të nanës, që na ka kërku ndihmën e parë dhe s’kam pasur mundësi’’, ka shtuar ai për Arberia tv.