“Në BBV3 kam aktruar”, Egla Ceno në Fiks Fare: Do të bëj një këngë për të vetëshpallurit fitues

Emisioni Fiks Fare mbrëmjen e 4 qershorit u hap ndryshe nga zakonisht. Dyshes së prezantueseve Devi dhe Dorit iu shtua fituesja e BBV3 Egla Ceno.

Kryefjala e çdo portali dhe e rrjeteve sociale aktorja Ceno tregoi mes notave të humorit se si po e përjeton fitoren, marrëdhënien me banorët e tjerë jashtë shtëpisë dhe projektet për të ardhmen.

Fillimisht Egla hyn në studio duke ndërprerë baletin e velinave të Fiksit dukë u futur në mes tyre dhe duke kërcyer tëerk siç shprehet ajo “alla shekspiriane”.

Edhe pse me kushte fizike jo të mira pas incidentit që ndodhi natën e fitores së BBV3 ku u rrëzua, ajo kërceu.

Bisedën e nisi më ironitë e saj se edhe pa K-ra fitohet Big Brother. ” Fitohet edhe pa gjoks e vithe të bëra, sepse shqiptarët treguan duke më zgjedhur fituese se duan ende femrat e thjeshta me bizhame, madje meqë ra fjala s’i kam larë akoma” shprehet ajo. Pyetjes së djemve të Fiksit se tani u është rritur vlera mund të shiten 3 mijë euro, aktorja Ceno përgjigjet : I kam blerë 3 mijë lekë , do t’i shes!”

Për Fiksin Egla Ceno pranon se në BBV3 nuk është Egla e vërtet, por ka luajtur dhe aktruar. Marrëdhënien me banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme pranoi nën nota humori se janë ‘0’. Madje nuk kurseu as një thirrje publike për aktorin Julian Deda që nënkuptohet se as me të nuk ka komunikuar. ” Jul i sëmuri telefonohet sipas zakoneve tona e pyetet si je”. Madje ajo tregoi edhe incidentin që i kishte ndodhur natën e fitores ku ishte rrëzuar dhe Juli nuk ia kishte kursyer batutën ” ” Kështu është kur e merr Big-un me hile”. Në lidhje me finalistin e tretë Romeo Veshaj, Egla pohoi se do vijë koha kur do sqarohen të gjitha gjërat pasi ai të ftillohet.

Për jetën e saj përsonale si gjithmonë Egla Ceno është e rezervuar , por tregoi se lidhja me italianin është e kohërave të rinisë ” Tani jam hedhur në Bullgari me Dragoviç edhe pse radha ka shkuar tek molla e kuqe ” tha ajo me humor.

Në lidhje me jetën e saj profesionale pas kësaj eksperience unike , Egla tha se fillimisht do bëjë disa pushime me të ëmën dhe më pas me fillimi e sezonit të ri do merret me disa projekte.

Ajo që dëshiron më shumë ta bëjë në një kohë të shkurtër është një këngë siç e quan ajo ‘diss’, pasi ka dëgjuar se këtë Big Brother e kanë fituar shumë persona njëkohësisht. ” Një diss do e bëja me kënaqësi , do e këpusja në mes për historinë e fitores së BBV3″ tha ajo.