Në fillim zgjedhjet, pastaj dasma/ Shkoi për të votuar me fustan nusërie, e reja nga Greqia: Mos të lejojmë të vendosin të tjerët për ne

Një episod interesant ka qenë ai kur mëngjesin e sotëm, me hapjen e qendrave të votimit në Greqi për Parlamentin Europian, një nga personat e parë që është paraqitur, ka qenë një…nuse.

E veshur me fustanin e nusërisë, ajo ka hedhur votën e saj në kutinë e votimit, ndërsa ka zbuluar se më pas do të shkojë të realizoi sesionin fotografik.

“Do të bëj sesionin tim fotografik dhe vendosa të vij të votoj fillimisht që të mos e humbas. Edhe burri shkoi për të votuar dhe pastaj shkojmë të bëjmë fotosesionin”, tha ajo për mediat vendase, ndërsa shtoi se të gjithë duhet të votojnë, që të mos lejojnë të tjerët të vendosin për to