Nga Korça në Kukës, kush është 30-vjeçarja që u nxorr e pajetë nga liqeni - Today News

Nga Korça në Kukës, kush është 30-vjeçarja që u nxorr e pajetë nga liqeni

30-vjeçarja që një ditë më parë u nxorr e pajetë nga liqeni i Kukësit, është identifikuar.

Policia thotë se 30-vjeçarja me iniciale E.A që u gjet e pajetë në vendin e quajtur “Shtrazë”, është nga Pojani i Korçës.

Por policia është rezervuar në dhënien e informacioneve të mëtejshme për rrethanat e ngjarjes apo shkakun e vdekjes.

Ka qenë një banor i zonës, i cili po mbushte ujë afër bregut të liqenit ai që ka konstatuar trupin e pajetë dhe ka njoftuar policinë.

Banorët e Kukësit kanë dyshime se 30-vjeçarja mund të jetë shfrytëzuar për prostitucion nga persona të tjerë, por kjo i takon policisë për ta vërtetuar.

Njoftimi i Policisë Kukës

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një shtetase që u konstatua e pajetë në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, ju informojmë se u bë i mundur identifikimi i shtetases E. A., 30 vjeçe, banuese në Pojan, Korçë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.