Nipi e goditi me thikë dajën pasi refuzoi të kryente marrëdhënie s*ksuaIe me të

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë dhe po cilësohet si “V_rasje e rëndë në tentativë”, pasi një burrë po dyshohet se ka g_ditur me thikë në kokë një person tjetër. I dyshuari tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor, teksa Sinjali ka zbuluar detaje të reja.

Rasti ka ndodhur në banesën e të dyshuarit në rrugën “17 Shkurti”, ku fillimisht e kishte ftuar vi_ktimën, e më pas e ka go_ditur pasi kishte refuzuar të ko_nsumojë dr*gë dhe të kryente marrëdhënie sks_uaIe.

Sinjali ka mësuar se sipas informacioneve të para, palët kanë lidhje familjare mes vete, pra janë nip (i dyshuari) e dajë (viktima).

Policia ka njoftuar se viktima që u sulmua me thikë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, teksa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave n_rkotike, fillimisht e kishte joshur viktimën mashkull kosovar, që të konsumoj substancë narkotike, e pasi viktima kishte refuzuar të konsumoj , i dyshuari e kishte joshur (cytur) që të kryejnë marrëdhënie s_ksua(e kundër dëshirës së tij, dhe pasi edhe kësaj here viktima kishte refuzuar, i dyshuari me një thikë kuzhine, e kishte goditur viktimën në kokë , me ç’rast i shkakton lëndime trupore”.