Nuk kaluan as 30 minuta, publikohet teza e provimit të Gjuhë-Letërsisë

Rreth 28 mijë nxënës-maturantë në të gjithë Shqipërinë, nisën sot provimin e dytë të Maturës Shtetërore, atë të Gjuhë-Letërsisë.

Por ashtu siç ndodhi në provimin e Anglishtes, që ishte i pari, 30 minuta pas nisjes së provimit, teza është publikuar në rrjetet sociale.

Provimi ka nisur në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta, pra deri në 12:30. Por publikimi i tezës fill pas nisjes së provimit tregon se kontrollet nga përfaqësuesit e Zyrave Arsimore nuk janë kryer ashtu siç duhet pasi kjo problematikë përsëritet çdo vit.

Për maturantët që janë në provim, vepra letrare për të cilën duhet të përgjigjen është “Hamleti i Shekspirit” ndërsa tema e esesë për përkufizimin e familjes.