‘Nuk përlahemi kurrë’/ Dj PM flet për marrëdhënien me Sara Berishën

I ftuar në “Canape” ka qenë Dj PM. Siç e dimë ai është në një lidhje me blogeren e njohur Sara Berisha dhe përgjatë intervistës ai ka treguar më tepër detaje nga marrëdhënia e tij me Sarën.

PM shprehet se tanimë ata janë mësuar me njëri-tjetrin, sidomos Sara e cila ka filluar ta njohë dhe kuptoj më tepër PM dhe shprehet se ajo gjithmonë “ia bën rrafsh” sa herë PM është në nerva e sipër.

Ndër të tjera, ai shton se janë një çift që nuk grinden shpesh dhe e vetmja ‘mosmarrëveshje’ që mund të kenë me njëri-tjetrin është kush prej tyre do të shkojë ku, duke qenë se dyshja jeton në distancë.