“Nxore të gjithë kosovarët nga shtëpia” / Plas keq në BBV, Roza përplaset ashpër me Meritonin: S`të vjen turp

Një debat ka shpërthyer mes Rozës dhe Meritonit, gjatë një shpëkutjeje publicitare në spektaklin e djeshëm të Big Brother Vip.

Roza e ka akuzuar Meritonin se është i vetmi kosovar në Big Brother, pasi i nxorri të gjithë të tjerët, si dhe i doli kundër Vesës.

Ai këtë e ka marrë si kompliment, duke thënë se di të bëjë lojë.

Pjesë nga debati:

Roza: Ti i përzure të gjithë kosovarët e tjerë, i dole kundër edhe Vesës.

Meritoni: Po si e përmend moj

Roza: Si nuk të vjen turp

Meritoni: Jam shumë i lumtur që i nxorra të gjithë dhe jam i vetmi shqiptar i Kosovës. Shpresoj të më duan të gjithë, në Shqipëri dhe Kosovë

Roza: Je thjesht i bukur, të drejta ke vetëm këmbët! Do më, do më?!

Meritoni qesh…