Policia e Elbasanit jep detaje rreth burrit që ra dhe humbi jetën në greminë: Nuk ishte me makinë!

Policia e Elbasanit ka dhënë versionin zyrtar të vdekjes së 59-vjeçarit Nazmi Boja që ra në greminë në në fshatin Fushë Buall.

‘Rreth orës 10:30, në terrenin malor të fshatit Fush Bull, shtetasi N. B., 59 vjeç, banues në fshatin Polis, gjatë kohës që ka qenë duke rregulluar kanalin vaditës të fshatit, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit, alpinistët dhe ekipi i urgjencës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Për shkak të terrenit ka shkuar edhe helikopteri, për të bërë të mundur nxjerrjen e këtij shtetasi.

Për shkak të dëmtimeve shtetasi N. B. nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën në helikopter.

Trupi i pajetë po transportohet në morg, për kryerjen e ekspertizës.

Ndërkaq vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit’, informon policia.