Prej disa ditësh janë larguar nga banesat, gruaja kallzon zhdukjen e burrit, nëna zhdukjen e vajzës në Durrës

DURRËS- Dy familje kanë denoncuar zhdukjen e të afërmve të tyre në Durrës. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se një 39-vjeçare ka kallëzuar zhdukjen e bashkëshortit të saj. Më tej bëhet me dije se 42-vjeçari ështe larguar nga banesa që nga data 17 maji.

Gjithashtu është kallëzuar zhdukja e një 14-vjeçareje ku babai ka denoncuar se vajza e tij është larguar nga banesa më datë 17 maji. Ndërkohë në Durrës është vënë në pranga një 23-vjeçar pasi ka dhunuar gruan e tij.

‘Stacioni i Policisë Plazh arrestoi në flagrancë shtetasin V. K., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Stacioni i Policisë Manzë arrestoi në flagrancë shtetasin G. H., 25 vjeç, banues në fshatin Perlat, pasi nga kontrolli fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 mjet prerës (thikë).

-Më datë 18.05.2024, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasja A. H., 39 vjeçe, se më datë 17.05.2024, është larguar nga banesa, bashkëshorti i saj, shtetasi A. H., 43 vjeç. -Më datë 18.05.2024, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasi Gj. Xh., 52 vjeç, se më datë 17.05.2024, është larguar nga banesa, vajza e tij, shtetasja R. Gj., 14 vjeçe. Policia po punon për gjetjen e të dy shtetasve. Materialet procedurale i kaluan Porkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme’ .