“Refuzoi të bënte s*ks me mua”, ‘daja’ rrëfen vrasjen e 11-vjeçares: E godita me kaçavidë

Detaje tronditëse janë zbuluar pas vrasjes së 11-vjeçares Vasiliki në Ilia, Greqi.

Në mënyrë cinike dhe pa shfaqur asnjë gjurmë pendimi, daja 37-vjeçar dhe vrasësi i fëmijës, ka rrëfyer aktin e tij duke thënë:

“E çova në fushë dhe e vrava me kaçavidë ”.

Ai ka thënë se pak para se të vriste, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Por vajza e mitur ka refuzuar dhe kur i ka thënë se do t’ia tregojë prindërve, ai e ka sulmuar me kaçavidë dhe e ka vrarë. Pasi e ka vrarë 37-vjeçari e ka tërhequr zvarrë trupin e saj dhe e ka hedhur në kallamishte.

Pas vrasjes ai ka shkuar për të ngushëlluar prindërit e 11-vjeçares, ndërsa para se të arrestohej kishte postuar në rrjetet e tij sociale alarmin për zhdukjen e fëmijës.

Që nga momenti kur Vasiliki u raportua e zhdukur, rreth orës tre të mëngjesit të së hënës oficerët e policisë, bazuar në informacionin që morën nga prindërit e vajzës për vendet ku ajo kishte lëvizur para se të zhdukej, kërkuan pamjet e kamerave. Kështu, shumë shpejt kanë gjetur një video që shfaqte vajzën duke hipur në makinën e autorit. Ata e kuptuan që fëmija ishte në rrezik, pasi e dinin mirë se kush ishte njeriu që e kishte marrë në makinë.

37-vjeçari që vrau 11-vjeçaren në vitin 2017 u arrestua për përdhunimin e një vajze 14-vjeçare dhe në vitin 2020 u dënua në shkallën e parë nga Gjykata e Zakynthos me nëntë vjet burg , por dënimi i tij u pezullua. Pavarësisht dënimit të tij për përdhunim të një të mituri, ai u lirua me kushte , të cilat përfshinin raportimin në komisariatin e tij lokal të policisë. Ai në thelb ishte i pandëshkuar dhe i gatshëm të përsëriste krimin e tij.