Rrëmbehet dhe mbahet peng një burrë në Gjilan

Një burrë nga Gjilani është rrëmbyer me forcë nga dy persona dhe është mbajtur peng brenda një lokali mesnatën e së shtunës.

Rasti i frikshëm është raportuar në Policinë e Kosovës nga viktima pas lirimit.

Dy persona janë arrestuar për rastin, tha Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të martën.

Dy personat, të dyshuar për kryerje të veprës penale privim të kundërligjshëm nga liria, kishin ushtruar edhe dhunë fizike ndaj viktimës.

“Viktima kishte pësuar lëndime të lehta dhe i njëjti kishte pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.