‘S’do ja bëja as armikut’/ Babai i ish-partneres së Diddy-t, reagon për skandalin

Babai i Kim Porter, ish-partneres së Diddy -t, me të cilën kishte tre fëmijë, ka folur për rastin ndaj reperit i cili akuzohet se ka abuzuar fizikisht me disa gra, si dhe për sulm seksual ndaj tyre, ndërsa njëra prej tyre ka paditur tek autoritetet se e ka droguar për të pasur marrëdhënie seksuale me të.

Në fakt, një video ku ai shihet duke dhunuar brutalisht ish-partneren e tij Cassie po bën xhiron e internetit, ku publiku është kthyer kundër tij. Duke folur për Rolling Stone, babai i Kim Porter tha ka mbetur i shokuar dhe i tronditur kur ka parë videon.

Të dy ishin në një lidhje nga viti 1994 deri në vitin 2007 dhe siç raporton babai i saj, ai vetë nuk e kishte parë asnjëherë reperin ta trajtonte kështu vajzën e tij.

“Mund të thuash se u mërzita duke parë videon. Unë nuk do ta trajtoja armikun tim kështu. Ai ishte i neveritshëm, nuk mund ta besoja. Unë isha në ushtri në Vietnam. As atëherë, nuk do t’ia bëja këtë armikut tim,”tha ai.

Kur u pyet më pas nëse ajo kishte menduar ndonjëherë se Diddy mund të kishte abuzuar me vajzën e tij, ai u përgjigj: “Jo. Unë kurrë nuk kam parë asgjë në këtë masë. Por kjo video më bëri të habitem”.

Më tej ai shtoi se kishte një pikëpamje shumë të ndryshme për marrëdhënien e vajzës së tij me reperin, por kjo video i dha atij një pamje tjetër të babait të nipërve të tij.

“Nuk e mendoja se mund të shkonte kaq poshtë. Duhet të ketë shkatërruar shumë njerëz që unë imagjinoj. Unë nuk do ta bëja këtë, as me një qen. Zemra ime është me Cassie-n”, tha ai.