Shenjat e kolesterolit të lartë mund të dallohen edhe në fytyrë, duar dhe këmbë. Ja si t’i dalloni! - Today News

Shenjat e kolesterolit të lartë mund të dallohen edhe në fytyrë, duar dhe këmbë. Ja si t’i dalloni!

Simptomat e kolesterolit të lartë (hiperkolesterolemia) mund të jenë të vështira për t’u njohur, sepse ato shpesh nuk shfaqen qartë: megjithatë, ka disa shenja që mund të sugjerojnë praninë e një niveli të lartë kolesteroli në gjak (mbi 240 mg/dl). Ja cilat janë dhe pse janë një shenjë paralajmëruese që nuk duhet nënvlerësuar.

Kolesteroli i lartë është një gjendje e zakonshme, por serioze, e cila mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore. Më të rrezikshmet janë sulmet në zemër dhe goditjet në tru, për shkak të akumulimit të yndyrës (pllakat aterosklerotike) brenda gjakut të enëve të gjakut. Megjithatë, për fat të keq, nuk është e lehtë që kolesteroli i lartë të dallohet vetëm nga simptomat, sepse shenjat paralajmëruese të kësaj gjendje shpesh janë të vështira për t’u njohur, pasi ato nuk shfaqen qartë.

Megjithatë, ka disa shenja që mund të sugjerojnë praninë e një niveli të lartë të kolesterolit në gjak dhe të cilat mund të shihen edhe në fytyrë, duar dhe këmbë, megjithëse analizat e gjakut janë e vetmja mënyrë për të diagnostikuar hiperkolesteroleminë. Në këto raste, për të ulur nivelet tepër të larta të kolesterolit është e rëndësishme të identifikohen shkaqet e problemit, i cili shpesh mund të lidhet me stilin e jetesës dhe zakonet e të ushqyerit.

Shenjat e kolesterolit të lartë shihen në fytyrë

Një nga shenjat më të dallueshme ndodhet rreth syve dhe njihet si xanthelasma: këto janë grumbullime të vogla yndyre brenda lëkurës, të cilat shfaqen si gunga shpesh pranë qepallave ose në lëkurën përreth. Edhe pse nuk shkaktojnë dhimbje apo acarim, këto formacione shfaqen si pika me pamje të butë dhe të verdhë, me formë dhe madhësi të ndryshueshme.

Një tjetër shenjë e kolesterolit të lartë mund të vërehet në sy dhe, në zhargonin mjekësor, quhet arcus senilis, sepse shfaqet si një rreth skajit të kornesë dhe është e zakonshme tek të rriturit e moshuar. Arcus senilis është një grumbullim i substancave yndyrore (kryesisht kolesteroli) që zakonisht fillon të shfaqet si një hark i vogël përgjatë pjesës së sipërme dhe të poshtme të kornesë së syrit.

Një shenjë e tretë e hiperkolesterolemisë lidhet me formimin e depozitave yndyrore në enët e gjakut. Si pasojë kjo sjell probleme me shikimin. Por edhe në këtë rast mbyllja e venave të retinës nuk tregon domosdoshmërish që keni kolesterol të lartë.

Shenjat e kolesterolit të lartë në duar

Edhe në duar mund të shfaqen shenja të ndryshme që mund të sinjalizojnë praninë e niveleve të larta të kolesterolit në gjak. Midis tyre janë ksantomat e tendinit, akumulimet e yndyrës që shfaqen rreth tendinave dhe që mund të shkaktojnë dhimbje dhe ënjtje. Ato shfaqen si nyje me përmasa të ndryshueshme (nga disa milimetra në disa centimetra) dhe, megjithëse janë më të dukshme në kyçet e duarve (pjesa e gishtave që i përgjigjet një nyjeje), ato mund të vendosen edhe te bërrylat dhe gjunjët.

Një shenjë tjetër e niveleve shumë të larta të kolesterolit mund të jetë një ndjesi shpimi gjilpërash e shpeshtë dhe e dhimbshme në duar, e cila ndodh kur akumulimet e yndyrës në enët e gjakut (pllakat aterosklerotike) fillojnë të pengojnë rrjedhën e gjaku.

Së fundi, një tjetër shenjë zbuluese e hiperkolesterolemisë mund të jetë ngjyra e thonjve, , e cila është e zbehtë.

Këmbët gjithashtu mund të tregojnë shenja të hiperkolesterolemisë

Shenjat e kolesterolit shumë të lartë mund të shfaqen edhe në këmbë, si pasojë e akumulimeve të yndyrës (pllakat aterosklerotike) që krijohen brenda enëve të gjakut dhe që kufizojnë qarkullimin e gjakut. Prandaj, simptoma të tilla si dhimbje dhe ndjesi shpimi gjilpërash në gjymtyrët e poshtme mund të jenë shenjë e një problemi të qarkullimit të gjakut që lidhet me ngushtimin e enëve të gjakut, pra një shenjë e niveleve të larta të kolesterolit në gjak.

Në këto raste mund të lindin edhe një sërë komplikimesh, si sëmundja arteriale periferike (PAD), një sëmundje vaskulare që prek gjymtyrët e që shkaktohet nga bllokimi i arterieve periferike. Kjo gjendje, e cila shkakton ishemi dhe rrit rrezikun e problemeve kardiovaskulare, shkakton dhimbje, ngërçe, lodhje të gjymtyrëve veçanërisht gjatë ecjes. Ndërsa sëmundja përkeqësohet, ajo mund të shkaktojë rënie të flokëve, cianozë dhe ulcera.