Shqipëria është duke fituar 1-0 në kuadër të rrethit të dytë të fazës së grupeve në Euro 2024, përkatësisht Grupin B.
Kuqezinjtë janë në epërsi përballë Kroacisë, ndërsa pjesa e parë ishte e gjitha për tanë.
Në 45 minutat e parë, në çdo repart – lojtarët e Shqipërisë ishin të vendosur mirë, duke mos i lënë shumë punë Thomas Strakoshës.
Sipas faqes që merrte me statistika, Squawka, është hera e parë që kroatët nuk kanë arritur të regjistrojnë asnjë goditje në kuadratin e portës.
Tashmë ka filluar pjesa e dytë, ndërsa është një tempo e njëjtë me atë që u zhvillua në 45 minutat e parë.
Shqipëria duhet të fitojë me patjetër këtë takim, për të shpresuar që në përballjen e fundit të fazës së grupeve, me Spanjën – të triumfojë ose së paku një barazim, për të synuar vendin e dytë ose të kualifikohet si më e mira nga vendet e treta.