Shqiptari rreh gruan dhe i vë armën në kokë djalit: Të vras nëse flet!

Një shtetas shqiptar është arrestuar në fshatin Rizomylos të Magnezisë, Greqi pasi ka rrahur gruan e tij dhe ka kërcënuar fëmijën e mitur me armë.

Gruaja ishte në shtëpi me fëmijën e saj të vogël kur të shtunën e kaluar burri i saj u kthye i dehur në shtëpi e rrahu dhe e kërcënoi me armë.

“Nëse flet do të të vras” i tha dhe i drejtoi armën fëmijës së tyre të tmerruar .

Sipas mediave greke, shqiptari ka hyrë në shtëpi, ka sulmuar gruan, e ka plagosur me grushta dhe shkelma në sy dhe buzë dhe ka kërcënuar me armë fëmijën e tij që të mos mbronte nënën. Gruaja ka arritur të shpëtojë nga duart e tij, ka marrë djalin dhe ka shkuar në Polici ku ka denoncuar burrin.

Tani shqiptari përballet me akuzën e sulmit seksual, dhunës në familje, rrezikimit të një të mituri, dëmtimit të rrezikshëm trupor dhe mbajtjes pa leje të armës gjahu dhe municionit.