“Te Kepi i Rodonit resort ‘Arbeni’ ka privatizuar plazhin, por s’e ka pastruar për pushuesit”

Sezoni turistik në vendin tonë ka pak javë që ka nisur por bashkë me të kanë nisur edhe problematikat e denoncuara nga pushuesit.

Një qytetare që kishte vendosur të pushonte në Kepin e Rodonit është përballur me një incident aspak të këndshëm.

Ditën e djeshme ajo ka pagur 1500 lekë çadrën dhe shezlongun te resort “Arbeni” por për shkak zhurmave nga eskavatorët, tymit të tyre dhe muzikës së lartë, sot ka vendosur të largohet pak metra më tutje.

Ajo thotë se çadrën e saj e ka ngulur rreth 100 metra larg resortit në një pjesë që ishte publike.

Por sipas saj, menaxheri i resortit nuk e ka lejuar të qëndrojë duke i thënë se edhe ai plazh është privat dhe i takon “Arbenit”.

Qytetarja thotë se nëse plazhi është i resortit, minimalja që mund të bënin është të pastronin bregun ashtu siç duhej.

Denoncimi i qytetares:

Përshëndeje , Desha tju paraqes një shqetësim në lidhje me një incident qe pata te Kepi i Rodonit .Dje kam paguar çadren te resort Arbeni 1500 lek (pa kupon tatimor)or nuk më pëlqeu se muzikë e lartë, skavatori qe bënte tym e zhurmë tërë kohës. Sot vendosa te bëj plazh me familjen me çadrën time në rrethinat e tij rreth 100 m larg resortit. Me vjen menaxheri dhe me thote lëviz se pronë private . Nderkohë që me habit fakti nëse do ishte pronë private nuk denjon as ta pastrojë por është plot me mbeturina.Desha të di nëse qëndron pretendimi i resort Arbenit që është pronë private dhe ç pjesë është pjesa publike për qytetarët .

Po ju dërgoj disa foto .

1. kuponi tatimor

2. plazhi privat

dhe një video më gjatë se mos pretendojnë që s është vëndi aty