U qëllua me 4 plumba, kryeministri i Sllovakisë në gjendje të rëndë për jetën

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është plagosur pas një sulmi me armë në përfundim të një takimi të Qeverisë në afërsi të Bratislavës.

Ngjarja ka ndodhur në Handlova, një lokalitet rreth 180 kilometra në veri-lindje të kryeqytetit.

Kryeministri sllovak u dërgua me urgjencë në spitalin e Handlovas, ku një zëdhënëse tha se kishte mbërritur aty në gjendje të vetëdijshme.

Zyra e shtypit të qe qeverisë tha se Fico është në një gjendje të rëndë për jetën dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Banska Bystrica në Bratislavë, pasi u qëllua me 4 plumba.

Fico po merrte merrte pjesë në takimin e qeverisë, kur janë dëgjuar të shtënat, që sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes kanë qenë të shumta. Truprojat e tij kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë të mundur arrestimin e atentatorit.

Robert Fico u rikthye në pushtet në Sllovaki pas zgjedhjeve të shtatorit të kaluar, në krye të koalicionit populisto-nacionalist.