U vra nga pronari, gjendet trupi i recepsionistit të vrarë në Dhërmi

Trupi i Eraldo Nevruzit, recepsionistit të vrarë nga pronari i hotelit ku punonte, është gjetur ditën e sotme.

Mësohet se trupi i pajetë i 31-vjeçarit është gjetur pranë një guroreje në zonën e Vunoit.

Autori i kësaj ngjarje, 43-vjeçari Geraldo Shehu e ka hedhur trupin pranë gurores dhe është larguar në drejtim të Korfuzit. Pasi ka mbërritur në Greqi, Shehu ka tentuar të largohet në Angli por është arrestuar në kohë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesnatën e 6 qershorit në hotel “Greccia” Dhërmi. Autori e ka qëlluar me dy plumba Nevruzin dhe me ndihmën e dy punëtorëve të tij, Daniel Qose dhe David Larti e ka mbështjellë trupin me qese dhe e ka futur në bagazhin e makinës.

Ai e ka hedhur trupin në Vuno dhe pastaj është arratisur drejt Greqisë.

Vijon…