VIDEO/ Momentet kur MINISTRI rreh për vdekje GRUAN astrologe në Kazakistan! (PAMJE shokuese)

Momentet e fundit të tmerrit të një bashkëshorteje që u rrah brutalisht nga bashkëshorti ministër u luajtën sot në gjyqin e çështjes shokuese në Kazakistan.

Pamjet tregojnë astrologen Saltanat Nukenova, 31 vjeçe, që rrihet e tërhiqet nga flokët prej bashkëshortit të saj, ish ministri i ekonomisë Kuandyk Bischimbayev, në një restorant në pronësi të një prej të afërmve të tij.

Të vr*sësh për 15 mijë euro? Bild për EKZEKUTIMIN në Gjermani: Shqiptari e qëlloi serbin për…

Pamjet u transmetuan në gjykatën e lartë të ish-republikës sovietike, në rastin që ka shokuar opinionin dhe ka nxitur peticione për dënime më të rënda për dhunën shtëpiake.

Bishimbayev, i cili përballet me 20 vjet burg nëse shpallet fajtor, fillimisht pretendonte se gruaja vdiq nga plagë të vetë-shkaktuara më 9 nëntor.Hap linkun rekl’amues më poshtë dhe shiko pamjet e plota:

Por pamjet e kamerave të sigurisë dëshmojnë të kundërtën teksa politikani shihet që godet me grushte femrën e pambrojtur për një kohë të gjatë.

Kësaj jave Bishimbayev pranoi e kishte rrahur atë dhe kishte shkaktuar vdekjen e saj “jo-qëllimisht”.

Regjistrime nga dy kamera tregonin burrin që rrihte gruan e tij në një korridor dhe më tej vazhdonte edhe në sallën e restorantit, ku gruaja bie përtokë por ai e kap nga flokët duke e tërhequr.

Saltanat Nukenova u gjet e vdekur nga truama në kokë mëngjesin e ardhshëm në një nga dhomat VIP të restorantit njoftonin mediat lokale.

Bishimbayev, baba i katër femijëve dhe ish-ministër ekonomie, ka qenë ndihmës i afërt i ish-presidentit Nursulan Nazarbayev, tashmë 83 vjeç.

Nukenova ishte gruaja e tretë e Bischimbayev dhe sulmi kishte ardhur kur ajo përsëriti kërkesën për t’u ndarë.

Nukenova ishte ankuar dhe më herët për dhunë dhe se kishte tentuar të ndahej, sipas provave të prezantuara në gjyq.

Vëllai i madh i Nukenova, Aitbek Amangeldy, tha për rrjetin Associated Press se shpresonte që fati tragjik i motrës së tij të ndryshonte mendësinë për dhunën shtëpiake në vend.

“Është ndryshe kur njerëzit mund të shikojnë me pamje si torturohet një person. Sigurisht që është e vështirë për mua, sidomos të dëgjosh ato që thotë pala e të akuzuarit për t’u mbrojtur, por shpresoj se këto pamje janë dhe material edukimi, si për avokatët dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut.”