Një shqiptar dhe një turk janë arrestuar pas zhdukjes së korrierit 40-vjeçar Nicolas Matias Del Rio, banues në Abbadia San Salvatore (Siena), i cili ka humbur gjurmët që më 22 maj.
Herën e fundit, Del Rio, një shtetas argjentinas, u pa në Castel del Piano, në Amiata (Grosseto), ndërsa po transportonte çanta luksoze.
Dy të arrestuarit, një 33-vjeçar me origjinë shqiptare dhe një 42-vjeçar turk: akuzohen se kanë grabitur dhe dëmtuad kamionin e korrierit i cili u gjet i djegur më 24 maj në një vend tjetër të Maremma, Roccalbegna.
Autoritetet italiane janë në kërkim për anëtarët e tjerë të bandës që dyshohet se kanë vjedhur ngarkesën e korrierit. Kjo ngarkesë që transportonte 40-vjeçari përbëhej nga çanta të prodhuara nga dyqane artikujsh lëkure në qendrën luksoze të modës Amiata, me vlerë gati 500 mijë euro. Kutitë me mallin u gjetën bosh gjatë kontrolleve pas raportimit të personit të zhdukur më 22 maj, rreth 500 metra larg automjetit të djegur.
Shqiptari u arrestua nga karabinierët në aeroportin Ciampino të Romës, teksa do të nisej për në Tiranë. Në vend të kësaj, turku u ndalua në Arcidosso (Grosseto).
Sipas hetuesve, dy të arrestuarit janë pjesë e një bande që njihet për vjedhjen e mallrave luksoze.