Zjarr i qëllimshëm në Berat, shpëtohet kurora me pisha

Pasditen e sotme një zjarr ka përfshirë disa shkurre dhe ferra në afërsi të kurorës me pisha, në fshatin Veterrik në Berat. Sipas zjarrfikësve në vendngjarje, zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Raportohet se zjarri ka përparuar me shpejtësi drejt pishave, i favorizuar nga temperaturat e larta dhe era. Pas njoftimit, në zonën e zjarrit janë nisur 2 mjete zjarrfikëseje me 8 efektivë, të cilët kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve dhe shuarjen e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe prej 300 m2 me shkurre e ferra, ndërkohë që fatmirësisht shpëtoi pa u djegur kurora me pisha. Gjithashtu shërbimet zjarrfikëse se po monitorojnë disa vatra të vogla zjarri për të shmangur riaktivizimin e tyre.