Trajneri i portugez i Fenerbahçe, Jose Mourinho e ka cilësuar Shqipërinë si surprizën e Kampionatit Evropian.
Përmes një postimi në platformën “X”, Mourinho shkruan se Kombëtarja e Shqipërisë është një nga skuadrat që theu çdo parashikim.
“Shqipëria është një nga skuadrat që theu çdo parashikim. Në grupin e vdekjes me zero pritshmëri, stadiume plot, lojë e mirë, gola në 20 sekonda, gola në minutën e fundit. Skuadra plot jetë në kërkim të fitoreve. Nuk e kemi parë këtë që nga Kosta Rika 2014. Kulmi i futbollit”, shkruan Mourinho.