Një furgon me turiste franceze që udhëtonin drejt Beratit është përplasur me një autokombajnë në Lushnje ditën e sotme.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Karbunarës” në momentin që autokombajna ka qenë duke kaluar nga njeri krah i rrugës në tjetrin dhe kur furgoni po merrte kthesën për në rrugën drejt Beratit.
Si pasojë e këtij aksidenti 7 turiste franceze kanë mbetur të plagosur me thyeje gjymtyrësh dhe dëmtime të tjera në trup. Sipas mjekëve të spitalit të Lushnjes asnjë prej tyre nuk ka probleme serioze për shëndetin.
Ndërkohë policia ka shoqëruar dy drejtuesit e automjeteve dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.