Edhe pse në stinën e verës, zona e Bërxullës dhe Kamzës vijon të ketë probleme me energjinë elektrike.
Një qytetare i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar problemin e tensionit të ulët në Laknas.
Ajo thotë se prej dy vitesh në këtë zonë tensioni është tepër i ulët ndërsa në shumë raste energjia elektrike mungon për orë të tëra si në dimër ashtu edhe në verë.
Edhe pse justifikimet janë për punimet në rrugë, qytetarja thotë se ky problem është i vazhdueshëm duke u bêrë pengesë edhe për punën nga shtëpia.
Si e prekur nga ky fakt, ajo ka bërë disa ankesa në e-Albania por edhe zyrat e OSHEE Kamëz, Vorë dhe Tiranë por pa asnjë lloj zgjidhje.
Ajo thotë se është e turpshme që në vitin 2024 qytetarët të vuajnë për energji elektrike pasi nuk jemi në epokën e gurit.
Denoncimi i qytetares:
Prsh, po ju shkruaj per problemin e dritave ne zonen e Laknas/kamez, Fakti qe tensioni esbte shume i ulet por dhe mungesa fare e elektricitetit
Justifikohen me punimet ne rruge nderkoh kam 2 vite e pak ne kte zone dhe vazhdon e nwjjta situate. Aktualisht kemi mbi nje ore pa drita fare dhe sa her mer oshe thone ka difekt do e rregullojne
Por cdo dite difekt duket e tepert. Kemi bere ankesa ne zyrat ne kamez, Ne vore Dhe ne tirane te stacioni i trenit. Seps3 sa her pyet kamza thote e ka vora vora thote e ka kamza dhe pastaj e kalojne t3 stacioni i trenit Tr
Nuk dime me ku te ankohemi do doja te ngrihej si problem sepse esht me te vertete serioze. Jemi me 2024 dhe mos kesh energji elektrike ndihemi si ne epoken e gurit. Nderkoh me femi te vogel ne kto dite te nxehta e per me teper dhe ne pune nga shtepua. Kshtu si e kwmi nisur do na lene pa pune. Dhe hajt te marin leket e dritave pastaj
Plus ka ber dhe ankese nga portali e albania mos gaboj por aty nuk ngelet gjurme te ankesave qe behen. Kjo esht vetem njera nga ankesat qe eaht ber se fundmo. Kam nis dhe video ne pwriudhen e dimeit Ju betohem esht turp ishte dhoma erresire Aq tension i dobet vjen