Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës ka zhvilluar bastisje në veri të vendit, ku ka gjetur sërish armë.
Në një deklaratë për mediat, Zëvendësdrejtori i Policisë për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, tha se s’mund të japë shumë detaje deri në verifikim të detajeve, sipas raportimit të mediave në Kosovë.
“Policia ka bërë bastisje në dy vende. Në njërin ende bastisja nuk ka përfunduar. Pas verifikimeve të nevojshme ju njoftojmë me të gjeturat”, u shpreh ai.
Ai ka shtuar se “ka gjetje të armëve, por që për sasinë e tyre dhe për detaje të tjera mund të flasim më vonë për shkak që ende nuk janë verifikuar”.