Moderatorja Lei Kraja ka folur për herë të parë për jetën e saj private, duke treguar se i është “thyer zemra” nga një person.
Duke zhvilluar një interviste në Pushime on Top, ku e ftuar ishte këngëtarja Diona Fona, kjo e fundit i është kthyer bukuroshes duke e pyetur:
“Po ty të është thyer zemra?”
Pjesë nga biseda:
Lei Kraja: Të është thyer ndonjëherë zemra?
Diona Fona: Po si nuk më është thyer!
Lei Kraja: Kush është ai? Jo, jo nuk duhet lejuar me ligj kjo gjë me ta thy zemrën ty!
Diona Fona: Është proces… Po ty ta ka thyer njeri zemrën?
Lei Kraja: Mua? Patjetër që po, nuk mi ka plotësuar ato që doja, dhe ma ka thyer patjetër!