Si lëvizin akrepat këtë fundjavë? Ora ndryshonë të Dielën, por cfarë po parashikojnë dhe diskutojnë studiuesit? - Today News

Si lëvizin akrepat këtë fundjavë? Ora ndryshonë të Dielën, por cfarë po parashikojnë dhe diskutojnë studiuesit?

Në të vërtetë, shkaqet e vërteta dhe avantazhet e zhvendosjes së kohës nuk janë të qarta.

Disa argumentojnë se kjo praktikë mund të ndihmojë në kursimin e energjisë dhe të përmirësojë sigurinë në transport, ndërsa të tjerë mendojnë se ndryshimi i orës mund të ndikojnë negativisht në gjumin e njerëzve dhe të krijojë shqetësime të tjera për kalimin nga një kohë në tjetrën. Në fund të ditës, ndryshimi i orës është një praktikë që vazhdon të ekzistojë, por që nuk është e qartë se sa i nevojshëm është në botën moderne.

Pasi është praktikuar gjatë, shumë janë të kënaqur me zhvendosjen e kohës së mëngjesit më herët në ciklin ditor kur është verë, dhe rikthimin e saj sërisht prapa më vonë gjatë kalendarit.

Tashmë studiues të Shoqërisë Britanike të Gjumit thonë se kur ora të ndryshojë herën tjetër në verë, akrepat nuk duhet të ndryshohen më, sipas rrjetit vendas Ladbinle. Mëngjesin e të dielës në ora 2 të natës, koha do të shkojë prapa duke u bërë ora 01.00.

Vërtet që dikush do të flejë më shumë, por nëse qëndron zgjuar deri në 2 të natës, kjo nuk do të mjaftojë. Civilizime të ndryshme e përshtatin orën e tyre sipas kohës së dritës së diellit, por gjithsesi idea e zhvendosjes së kohës zyrtare një orë prapa e një orë para është relativisht e re.

Disa vende e njerëz preferojnë të ndryshojnë oraret e tyre personale në vend që të ndryshojnë kohën e të gjithëve, teksa metoda aktuale e ndryshimit të orës nisi prej kohës së Luftës së Parë Botërore.

Gjermania e Austro-Hungaria e nisën këtë në 1916, e pak më vonë qeveria britanike tha se do të bënte të njëjtën gjë, ndërsa vendet e tjera ndoqën gradualisht shembullin e “më të mëdhenjve”. Madje Britania mes viteve 1941 e 1945 vendosi Kohën e Dyfishtë Verore duke vendosur vendin rreth dy orë para të tjerave, ide që me vone u anulua.