Kamerat nuk e filmuan, një tjetër shqiptar hyri në fushë gjatë ndeshjes së Shqipërisë - Today News

Kamerat nuk e filmuan, një tjetër shqiptar hyri në fushë gjatë ndeshjes së Shqipërisë

Një tifoz shqiptar ka hyrë në fushën e blertë gjatë ndeshjes Kroaci-Shqipëri.

Por duke qenë se rregullorja sportive e ndalon transmetimin e sjelljeve të tilla me qëllim mos inkurajimin e tyre, ai nuk është filmuar nga kamerat por nga celularët e tifozëve.

Shqiptari që ka hyrë në fushë mbante veshur një fanellë kuqezi dhe një flamur të Dardanisë.

Ai është pikasur menjëherë nga rojet e sigurisë dhe e gjithë ngjarja ka kaluar pa shumë bujë.

Kujtojmë se edhe në ndeshjen me Italinë një tifoz shqiptar hyri në fushë, por kjo i kushtoi Federatës Shqiptare një gjobë të majme.