Bebe Rexha sulmon G-Easy: Je një humbës mosmirënjohës - Today News

Bebe Rexha sulmon G-Easy: Je një humbës mosmirënjohës

Ylli shqiptar ka vendosur të mbyllë çdo “urë komunikimi” me reperin G-Easy, me të cilin dikur ka bashkëpunuar për dy projekte muzikore të cilat u kthyen hit. Ka qenë vetë Bebe e cila publikoi të enjten në InstaStory një ‘screenshot’ të një bisede që kishte pasur me një anëtar të ekipit të saj, i cili e pyeti nëse ajo do të ishte e hapur për një bashkëpunim në rrjetet sociale me G-Eazyn në New York City.

Artistja publikoi një pjesë nga mesazhet me një mbishkrim që bëri të qartë marrëdhënien e keqe që ajo ka tani me reperin G-Eazy, 35-vjeçar, duke e etiketuar atë në postim, shkruan DailyMail.

Shqiptarja e lindur në Brooklyn tha: “G-Eeazy ti e ke numrin tim. Pse nuk më dërgon mesazh dhe nuk më pyet vetë, ti humbës mosmirënjohës”.

Artistja e njohur për këngën “I’m Good (Blue)” tha se ndjente se G-Eazy ishte “me fat që njerëzit po e pëlqejnë [atë] përsëri”, duke aluduar në një numër problemesh prapa skenave mes tyre.