Shpërthen bombola e gazit në një banesë, policia zbardh detajet e para - Today News

Shpërthen bombola e gazit në një banesë, policia zbardh detajet e para

Rreth orës 14:30, në lagjen “Pavarësia”, në banesën e shtetases 62 vjeçe, dyshohet se ka shpërthyer aksidentalisht një bombol gazi.

Si pasojë e shpërthimit ka mbetur e dëmtuar lehtë 62-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.