Ndjekje si në filma/ Tentojnë t’i largohen makinës së policisë, e pësojnë keq dy të rinjtë - Today News

Ndjekje si në filma/ Tentojnë t’i largohen makinës së policisë, e pësojnë keq dy të rinjtë

Dy persona janë proceduar nga prokuroria e Gjirokastrës, pas një tentative për t’i shpëtuar forcave të rendit.

Dy shtetasit, përkatësisht 30 dhe 34 vjeç, nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar dhe gjatë largimit me automjet kanë kryer manovër të rrezikshme, ka dëmtuar një automjet të parkuar dhe janë larguar nga vendi i aksidentit.