Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka marrë vëmendjen me një veprim që ka bërë së fundmi.
Xhiron e rrjetit po e bën një video e këngëtares, e cila teksa po kalonte një moment romantik me të dashurin e saj, Callum Turner që qytetin e dashurisë, Paris.
Një fanse i ka kërkuar Duas që të bëjnë një foto së bashku, megjithëse kjo e fundit ka refuzuar.
“Me vjen keq nuk mundem tani, por gjithsesi është shumë bukur të të takoj ty”, tha Dua, ndësa vazhdoi shëtitjen e përqafuar me të dashurin e saj.
Veprimi i këngëtares u prit mirë nga ana e ndjekësave, të cilët shprehën mirënjohje për Duan sepse sipas tyre këngëtarja po shijonte një moment intim me të dashurin e saj dhe nuk kishte dëshirë që dikush ti shqetësonte ata.