Kërcet grushti në Gjermani, tifozët serbë dhunohen nga personi me ngjyrë - Today News

Kërcet grushti në Gjermani, tifozët serbë dhunohen nga personi me ngjyrë

Një sherr ka ndodhur mes disa tifozëve serbë dhe një personi me ngjyrë në Frankfurt.

Ngjarja është regjistruar në një stacion treni dhe sikurse mund të shihet nga pamjet serbët janë goditur me grushta nga i riu, shkruan tva.

I gjithë sherri ka ndodhur për arsye racizmi, pasi tifozët serbë nuk kanë pranuar që personi me ngjyrë të hipë në tren për të udhëtuar me ta. Me sa duket ky kundërshtim nuk është pritur mirë nga djali i ri, i cili ka sharë serbët dhe më pas i ka goditur.

Videoja e filmuar nga një pasagjer është publikuar në rrjetet sociale, dhe ka marrë shumë reagime kundër serbëve.