Disa nga ish-banorët e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” ishin mbledhur mbrëmë për të festuar ditëlindjen e Roza Latit. Kjo e fundit kishte organizuar një darkë private ku të ftuar ishin edhe Julian Deda, Françeska Murati, Fation Kuqari, Ledjona Xheladinaj, Erjola Doçi dhe Elvis Myrta.
Ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë postuar në rrjetet e tyre sociale foto e video të ndryshme nga festa e ditëlindjes.
Ledjona ka postuar në “Instastory” një video ku fillimisht ka kapur Julin dhe Erjolën teksa shohin në telefon, e mesa duket po lexonin lajmet që qarkullojnë në rrjet në lidhje me Françeskën.
Prej disa ditësh po përflitet për një shtatzëni të mundshme të Muratit dhe shkak është bërë një postim që vetë ajo ka bërë para disa ditësh në “Instastory”.
Por jo vetëm kaq, pasi më vonë gazetari i njohur, Andri Vrapi, publikoi një fotografi, në të cilën shfaqet me Franceskën në një event. Ajo që vihet re është fakti se ish-banorja e BBV3 ka vendosur duart te barku, dukë lënë të nënkuptohet se është në pritje të ëmbël.