Trafikonin drogë në Kretë, arrestohen babë e bir dhe 2 bashkëpunëtorët shqiptarë, sekuestrohen makina luksoze e mijëra euro - Today News

Trafikonin drogë në Kretë, arrestohen babë e bir dhe 2 bashkëpunëtorët shqiptarë, sekuestrohen makina luksoze e mijëra euro

Babë e bir dhe dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia greke pasi akuzohen për trafik lëndësh narkotike.

Pas disa muajsh hetime policia greke zbuloi se babë e bir, 53 dhe 28 vjeç, kishin ngritur një biznes familjar të trafikut të drogës dhe bashkëpunonin me dy shtetasit shqiptarë 36 dhe 37 vjeç.

Gjatë operacionit u kryen kontrolle në banesat dhe automjetet e autorëve ku u gjetën 25 pako me kokainë dhe 1 tjetër me kanabis, peshore precize, shtatë celularë me të cilët komunikonin me njëri-tjetrin dhe një radio.

Gjithashtu është konfiskuar një pistoletë me plumba në karikator që 28-vjeçari e kishte fshehur brenda një pelene bebeje. Arma është dorëzuar në laboratorin e mjekësisë ligjore për ekspertizë balistike.

Katër të arrestuarve iu sekuestruan katër automjete luksoze të përdorura në aktivitetet e tyre të paligjshme dhe 6900 euro cash, para të ardhura nga shitja e drogës.