Dortmundi vishet Kuq e Zi - Today News

Dortmundi vishet Kuq e Zi

Shqipëria kanë “dëbuar” nga stadiumi italianët! Sipas ESPN, mbi 50,000 shqipe do të veshin kuq e zi stadiumin e Dortmund, si kontigjenti më i madh udhëtues i çdo skuadre tjetër përveç vendit pritës.

Një numër i lartë biletash janë blerë nga shqiptarët. Shqiptarët u janë drejtuar rrjeteve sociale për të shitur biletat e mbetura, të cilat gjenden në një kapacitet të limituar. Në këto momente vazhdon ende shitja e tyre, derisa të kompletohet shitja totale e numrit të pakët që ende qarkullon në treg të zi.

Shqipëria do të sfidojë Italinë të nesërmen me datë 15 Qershor në orën 21:00 në ndeshjen e parë të vlefshme për Europianin në Signal Iduna Park.

Stadiumi vendas i Borusia Dortmundit, mban rregullisht mbi 81,000 spektatorë për ndeshjet e klubit, por vendi do të ketë një kapacitet të reduktuar prej 62,000 gjatë Euro 2024.

Burime nga UEFA-s kanë thënë se një numër i madh biletash të seksionit neutral për ndeshjen hapëse të Grupit B janë blerë nga tifozët shqiptarë.

Do të jenë më pak se 10,000 tifozë italianë në stadium për shkak të shumicës dërrmuese të biletave të blera nga tifozët shqiptarë.