Tri shenjat e horoskopit që i kanë qejf romancat e shkurtra - Today News

Tri shenjat e horoskopit që i kanë qejf romancat e shkurtra

Disa njerëz janë të lindur për të shijuar romancat më të bukura, aventurat më të lezetshme më partnerin/en dhe përkushtohen në emocionet e bukura dhe fluturat në stomak të dashurisë

Ndërkohë, ka disa shenja të horoskopit që nuk intereson shumë se sa zgjat një lidhje, pra nuk kërkojnë kurrë diçka shumë serioze, thjesht priren të jenë të lumtur në atë jetëgjatësi që ka marrëdhënia.

Dashi

Si shenja e parë e horoskopit, Deshët janë mirë në fillimin e gjërave, por jo dhe aq në përfundimin e tyre. Pra, ju mund t’i profilizoni të lindurit e kësaj shenje si shumë të emocionuar në fillim të marrëdhënies ku gjithçka është e bukur dhe argëtuese, por që u humbet shpejt interesi sapo kalojnë javët apo muajt.

Ata mund t’i japin fund gjërave pas debatit apo keqkuptimit më të vogël, sepse janë të bindur se një romancë e re mund të jetë thjesht pas derës.

Binjakët

Kjo shenjë dashurohet shpejt dhe ndahet po aq shpejt. Nuk është në natyrën e Binjakëve që të përkushtohen në një marrëdhënie të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Pavarësisht faktit se ata ndihen të dashuruar kokë e këmbë me partnerin/en e re, e gjejnë veten shpejt duke frekuentuar bare apo restorante të reja që u pëlqejnë, sepse ata kënaqen kur marrin vëmendje dhe janë të hapur për aventura të reja.

Shigjetari

Shigjetari e ka të projektuar jetën sipas lirisë dhe kushteve të veta, ndaj kjo shenjë është gjithmonë gati për t’u dashuruar, por edhe për të përjetuar emocione të reja.

Ata preferojnë të jetojnë momentin, por duan edhe lirinë për të lëvizur nga një qytet në tjetrin, nga një përvojë në tjetrën, për të takuar njerëz të rinj dhe për të shijuar njohje të reja. Kjo është arsyeja pse marrëdhëniet jetëshkurtra funksionojnë më mirë për ta, pasi Shigjetarët thjesht nuk dinë të jetojnë në mënyrë tjetër.