42 vjeçe, tre fëmijë dhe një trup mirë të skalitur: Ivanka Trump tregon sekretin, zgjohet në 5:30 dhe… - Today News

42 vjeçe, tre fëmijë dhe një trup mirë të skalitur: Ivanka Trump tregon sekretin, zgjohet në 5:30 dhe…

42 vjeçe, tre fëmijë dhe një trup mirë të
Ivanka Trump është nënë e tre fëmijëve dhe bashkëshorte dhe, përveç të gjitha detyrimeve, ajo ende arrin të qëndrojë në top formë. Ivanka fotografohet shpesh nga paparacët duke dalë apo duke hyrë në palestër dhe trupi i saj i skalitur kënaq shumë njerëz dhe pyesin se cili është sekreti i dukjes së përsosur të saj?

42 vjeçe, tre fëmijë dhe një trup mirë të
Vajza e ish presidentit Trump ka rrefyer se e nis ditën me një gotë të madhe të mbushur me ujë në të cilën shtrydh limonin dhe më pas pi një filxhan kafe. “Zgjohem në 5:30 të mëngjesit për të medituar ose për të ushtruar.

Më pëlqen të jem plotësisht gati për ditën e re para se fëmijët e mi të ngrihen, në mënyrë që mëngjeset e mia të jenë plotësisht të përqendruara tek ata. Meditimi është një nga gjërat më të rëndësishme që bëj çdo ditë. Meditoj njëzet minuta, dy herë në ditë”, tha Ivanka.

Siç theksoi ajo, meditimi e ndihmon më së shumti për sa i përket shëndetit mendor, sepse i lejon asaj të “mendojë më mirë dhe të qëndrojë e fokusuar”. Ivanka gjithashtu bën trajnim ‘fusion’ që kombinon joga, pilates, kërcim dhe meditim. Krahas këtij trajnimi, Ivanka i pëlqen të bëjë edhe stërvitje kardio, e mbi të gjitha të ngasë biçikletën.

42 vjeçe, tre fëmijë dhe një trup mirë të skalitur: Ivanka Trump tregon sekretin, zgjohet në 5:30 dhe…