Shpëtohen dy turistët belg, mbetën të bllokuar në kanionet e Gjipesë - Today News

Shpëtohen dy turistët belg, mbetën të bllokuar në kanionet e Gjipesë

Dy turist belgë të cilët kishin mbetur të bllokuar, janë shpëtuar në kanionet e Gjipesë, midis Himarës dhe Dhërmiut.

Mësohet se turistët ishin rreth moshës 50 vjeç, ku kishin humbur kontaktet mëngjesin e së enjtes.

Menjëherë u organizua ekipi i zjarrfikësve të Himarës që bënë të mundur nxjerrjen e tyre me anë të litarëve për shkak të terrenit të vështirë.