Familjarët e një 59-vjeçari kanë thirrur ambulancën në një moment pasi i afërmi i tyre ka “vdekur” nga pija e tepërt e alkoolit. Burri kishte rënë përtokë dhe në atë moment familjarët e tij kanë lajmëruar ambulancën pasi kanë menduar se ai ka vdekur. Ata e morën në ambulancë për ta çuar në spital por pasi përshkruan tre km rrugë ai u ringjall, doli nga ambulanca dhe vrapoi për t’u kthyer në shtëpi.
Një video e publikuar tregon momentet kur 59-vjeçari Prueang Enmak, u rikthye në jetë në shtratin e ambulancës teksa mjekët po e transportonin në spitalin Prasat në Tailandë.
Ambulanca kishte ardhur në shtëpinë e burrit që dukej i vdekur dhe e morën për ta çuar në spital për autopsinë. Por rreth 20 minuta pasi ishin nisur, Enmak mrekullisht u ringjall dhe shkuli një tub intravenoz serumi që mjekët i kishin vendosur. Ai fillimisht dukej konfuz dhe refuzonte të fliste me stafin e ambulancës.
Sikur të mos mjaftonte ringjallja e papritur, burri thuajse 60-vjeçar vrapoi gati 3 km për të mbërritur në shtëpi, edhe pse nuk kishte treguar shenja jete prej 20 minutash.Stafi ambulancës kishin tentuar ta ndiqnin për ta bindur të mos vraponte por ai kishte marrë një shkop dhe i kërcënonte për t’i mbajtur larg.
Rrjedhimisht burri kishte mbërritur në shtëpi, ku ishte qetësuar nga familjarët e tij.
Pas rekuperimit, Enmak tha për mediat vendase se vrapimi për në shtëpi e kishte lodhur në ezaurim, madje shtonte se nuk e dinte se mund të vraponte aq shumë.Ai tha se e vetmja gjë në mendjen e tij ishte të arrinte në shtëpi, e jo në spital.
Mjekët tailandezë ende nuk kanë dhënë shpjegime për incidentin e pazakontë, teksa shkaqet, gjendja aktuale dhe rekuperimi i zotit Enmak mbeten ende mister. Sipas gruas së tij, kjo nuk është hera e parë që burri “rikthehet” në jetë nga ajo që duket si vdekje.
Ajo thotë se diçka e ngjashme ndodhi pesë vjet më parë teksa burri ishte duke kërcyer në një dasëm talandeze, dhe ishte ringjallur disa orë më vonë. The Mirror.