Vijojnë konfliktet për pronat, 58-vjeçari sherr fizik me dy vëllezër - Today News

Vijojnë konfliktet për pronat, 58-vjeçari sherr fizik me dy vëllezër

Një 58-vjeçar është konfliktuar me dy vëllezër për motive pronësie.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrjollë, Velipojë.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi T.D, 58 vjeç, është konfliktuar dyshohet për motive pronësie me shtetasit L. M., 65 vjeç dhe P. M., 58 vjeç, ( vëllezër). Si pasojë e konfliktit shtetasi P. M., 58 vjeç pësoi dëmtime të lehta fizike.

Vijon puna për identifikimin e dy personave të tjetër të përfshirë në këtë konflikt si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.