Si të ulni nivelet e larta të yndyrave në gjak - Today News

Si të ulni nivelet e larta të yndyrave në gjak

Trigliceridet janë një tip yndyre që gjendet në gjak. Ato i duhen trupit për energji. Por duhet të keni kujdes me nivelet e larta të tyre. Nëse nuk janë në nivelet e duhura, mund të shkaktojnë krijimin apo përkeqësimin e sëmundjeve të zemrës.

Njerëzit që vuajnë nga diabeti shpesh hasin probleme me menaxhimin e triglicerideve pasi diabeti është një sëmundje shumë e komplikuar. Sipas Shoqatës Amerikane të Shëndetit të Zemrës, ndryshimet në mënyrën e jetesës shkaktojnë një rritje të nivelit të yndyrnave apo triglicerideve.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, disa nga mënyrat për t’i mbajtur nën kontroll janë: kontrolli i diabetit, aktiviteti fizik, humbja në peshë dhe lënia e cigares.

Gjithsesi ju mund të provoni të ulni trigliceridet tuaja duke evituar konsumimin e ushqimeve që ndikojnë në rritjen e tyre.