Zjarri në vendgrumbullimin e mbeturinave mbyt zonën me tym - Today News

Zjarri në vendgrumbullimin e mbeturinave mbyt zonën me tym

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pranë ish-fushës së mbetjeve në Fier, në lagjen Sheq i Madh.

Si pasojë e flakëve janë djegur pemë dhe shkurre, teksa edhe banesat aty pranë janë të rrezikuara.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, por për shkak se sipërfaqja që po digjet është e madhe, është vështirëzuar puna e tyre.