Pamje të tjera që tregojnë rrugët e transformuara në lumenj në pikat turistike spanjolle të goditura nga stuhitë e frikshme - Today News

Pamje të tjera që tregojnë rrugët e transformuara në lumenj në pikat turistike spanjolle të goditura nga stuhitë e frikshme

Janë shfaqur pamje të reja dramatike të përmbytjeve shkatërruese që goditën Spanjën ditët e fundit, duke treguar rrugët që janë kthyer në lumenj.

Ndërsa vendet në Mesdheun lindor përjetuan një valë të hershme të nxehti, rajoni i Costa Blanca në Spanjë dhe ishulli Majorca u përmbytën nga stuhia Tamara, duke nxitur zyrtarët lokalë të shpallin emergjenca të motit, shkruajnë mediat e huaja, Të dy destinacionet janë të njohura për turistë dhe shiu do “t’i rrezikojë” pushimet për shumë njerëz.

Në aeroportin Palma të Majorkës, media lokale tha se aq shi ra të martën – sa që ka përmbytur pistën dhe ka bllokuar të paktën 100 fluturime.

Edhe në Murcia, pati shumë shi, me disa video të postuara në internet që tregojnë lëvizjen e shpejtë të ujit që rrjedh nëpër rrugët e qytetit juglindor.

Në një incident të rëndë, një grua u detyrua të shpëtohej nga zjarrfikësit nga makina e saj pasi u “përfshi” nga përmbytjet e shpejta